Pretendime se Ramush e Daut Haradinaj “rrahën” punëtorin e tyre, policia jepë detaje

Pretendime se Ramush e Daut Haradinaj “rrahën” punëtorin e tyre, policia jepë detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me pretendimet se Ramush e Daut Haradianj kanë “rrahur” punëtorin e tyre.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj dhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, janë denoncuar në polici për “sulm fizik”, ndaj një personi.

Të pyetur nga Gazeta Online Insajderi.com, Policia e Kosovës, në një përgjigjie elektronike, kanë treguar në mënyrë kronologjike vijimin e ngjarjes në të cilën dyshohet se përfshihen dy figura të njohura politike.

Më 22 Qershor, Policia e Kosovës, është njoftuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, ka ndodhur rasti i sulmit fizik me “lëndim të lehtë trupor”.

“Ankuesi në këtë rast, është intervistuar nga ana e policisë, është  njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet për veprën penale si lëndim i lehtë trupor”, deklarohen nga Policia e Kosovës.

Deri më tash janë intervistuar pesë dëshmitarë në lidhje me rastin e 22 qershorit.

Insajderi, ka tentuar të komunikojë me deputetin, Daut Haradinaj, në lidhje me rastin, por kontakti ka qenë i pamundur.

Por, tri javë më pas, personi i cili ka pretenduar që është “rrahur”, nga Ramush e Daut Haradianj, ka dhënë deklaratë vullnetare që kjo lëndë të mbyllet.

Për te gjitha veprimet hetimore më 21 korrik është konsultuar Prokurori i  Shtetit i cili ka kërkuar që lënda të skanohet dhe t’i dërgohet në adresë elektronike.

Më datë 22 korrik të gjitha shkresat e lëndës janë skanuar dhe përmes adresës elektronike janë dërguar  Prokurorit të Shtetit, po ashtu nga Prokurori i Shtetit është kërkuar udhëzim për veprime të mëtutjeshme.

Nga Policia thonë se me  koordinim me Prokurorin e Shtetit, në bazë të udhëzimeve  të tij, do të veprohet lidhur me rastin. /Insajderi.com