Pretendimet qesharake të Gashit për fjalën “sekser”

Pretendimet qesharake të Gashit për fjalën “sekser”

Sekseri Dardan Gashi ka dhënë një intervistë në të cilën ka dhënë mendim gati për gjithçka që po ndodhë në Kosovë por duke mos thënë asgjë konkrete, përpos kur është pyetur sesi i ka parë ai etiketimin që i është bërë gjatë punës së tij për t’ia bërë numrat Ramush Haradinajt.

Por më së shumti është marrë me fjalën sekser që i është vënë atij për shkak të ndërmjetësimit që ka bërë për t’ia siguruar votat. Njëherë tha se është ndjerë i fyer.

“Ai që e merr guximin dhe lirinë të ofendojë. Ai është ofendim nuk është shpjegim të situatës. Ai që thotë ashtu as nuk më ka thirrur fare për të pyetur se çfarë roli kam dhe pse”, ka shtuar ai.

Por gjysmë ore pasi tha se ndjehet i fyer se kanë etiketuar si sekser dhe kësisoj ka arritur të marrë dy poste, Dardan Gashi e ka përdorur vetë fjalën sekser kur i është referuar bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Premtimi qesharak i Gashit: Jap dorëheqje nëse vërtetohet se jam sekser

Ai teksa ka shpjeguar sesi mund të shkojë dialogu ka thënë se shpreson shumë në ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtarë në këtë çështje.

“Apo sekserët qysh po i thonë tash”, ka thënë Gashi, duke harruar se gjysmë ore më herët tha se fjala “sekser” është fyerje.

E në fakt fjala “sekser” nuk është fyerje. Është zëvendësim i fjalës ndërmjetësues./Insajderi.com