Pretendimet se “vdekjet me COVID-19 po fshehën”, reagon SHSKUK

Pretendimet se “vdekjet me COVID-19 po fshehën”, reagon SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve që “disa vdekje si pasojë e COVID-19 po fshehën”, sipas këtij institucioni “secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë”.

Të hënën, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të institucioneve ku tha se “disa vdekje po fshehën”.

“ShSKUK fton të gjithë zyrtarët publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë”, thuhet në njoftim.

Ky institucion tregoi edhe për mënyrën sesi behët raportimi i vdekjeve.

“Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”

“Këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, raporti përfshinë të dhënat për grupmoshat dhe qytetet”.

 

Të hënën në Kosovë u regjistruan edhe 28 vdekje të reja si pasojë e COVID-19.

2 mijë e 657 qytetarë kanë humbur jetën që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars të vitit të kaluar. /Insajderi.com