Prezantohen masat e reja anti-COVID’19

Si pasojë e rritjes së madhe të numrit të rasteve pozitive me Coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ka prezantuar masat e reja anti-COVID’19. Ka reduktime, por jo mbyllje të plotë.

Prezantohen masat e reja anti-COVID’19

Ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj, ka prezantuar masat e reja në luftën kundër Coronavirusit.

Ai ka pohuar se numri i lartë i infektimeve “na detyron të veprojmë menjëherë”, njofton Insajderi.

Disa nga masat përfshinë edhe “reduktimin e stafit në nivelin lokal dhe qendror dhe pezullimin e seminareve”.

Ndërsa. institucionet e vetme që duhet të zhvillojnë punën me kapacitete të plota janë ato të shëndetësisë dhe të sigurisë.

“Personat me sëmundje kronike deri ata mbi moshën 60 vjeçare janë të liruar të paraqiten në punë dhe angazhim i tyre kalon online”.

Kurse, “personat mbi moshën 65 vjeçare dalin jashtë prej orës 10:00 deri 12:00”.

“Ligjëratat në Fakultet të mbahen online kurse provimet dhe ushtrime sipas rekomandimeve”.

“Qendrave tregtare u ndalohet puna nga ora 21-00 dhe po ashtu edhe gastronomisë përveç take away”.

Konviktet dhe mensa do të punojmë duke respektuar masat e IKSHP-së.

Vendimet që do merren do shqyrtohen brenda dy javësh. Ndërsa çdo vendim që merret do të vlejë deri në një vendim tjetër”./Insajderi.com