Prezantohet Projekt-Strategjia për Sundimin e Ligjit

Prezantohet Projekt-Strategjia për Sundimin e Ligjit

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, së bashku me kryesuesin e Komisionit Gjyqësor të Kosovës, Skender Qoqaj dhe kryesuesin e KPK-së, Bahri Hyseni, sot kanë prezantuar Projekt-Strategjinë për Sundimin e Ligjit, që buron nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, njofton Insajderi.

Me këtë rast, Selimi tha se Projekt- Strategjia përmban katër objektiva strategjike.

“Sot kemi përpiluar planin pesëvjeçar të ndryshimit pozitiv në sistemin e drejtësisë, pra kemi finalizuar Strategjinë që del nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit. Kjo Strategji përmban katër objektiva: fuqizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, fuqizimi i drejtësisë penale, fuqizimi i qasjes në drejtësi dhe fuqizimi i luftës anti-korrupsion”, tha ai.

Sipas tij, kjo Strategji është nisma më serioze që Kosova e ka ndërmarrë drejtë avancimit të sundimit të ligjit, dhe për këtë proces falënderoi bashkëpunëtorët nga Ambasada Amerikane, Ambasada Britanike, UNDP, USAID, Unioni Evropian si dhe përfaqësuesit kyç të institucioneve të drejtësisë në vend.

Ndërsa kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj tha se ky proces arrin të adresojë një numër të konsiderueshëm të çështjeve që ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë.

Edhe kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, e vlerësoi lartë punën për finalizimin e Projekt Strategjisë dhe njëkohësisht falënderoi Selimin për bashkëpunim dhe angazhim në këtë proces. /Insajderi.com