Prezantohet projektligji për Agjencinë Kundër Korrupsion

Prezantohet projektligji për Agjencinë Kundër Korrupsion

Selim Selimi, ministër i Drejtësisë, ka prezantuar projektligjin për Agjencinë kundër Korrupsionit.

Kjo agjenci do të quhet Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

“Është një projektligj i cili e prek rregullimin e Agjencisë Kundër Korrupsion – që ende quhet kështu derisa të hyjë ligji në fuqi – e cila do të quhet Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit… Përkundër shumë aktiviteteve, Ministria e Drejtësisë fokus të veçantë i ka dhënë kornizës ligjore dhe normative”, tha Selimi gjatë një konference për media.

Selimi theksoi se për këtë projektligj i kanë marrë parasysh rekomandimet e organizatave të ndryshme vendore.

“Grupi punues në përpilimin e draftit ka marrë parasysh komentet dhe rekomandimet nga mekanizma dhe raporte të ndryshme, qofshin këto organizata vendore apo ndërkombëtare… Janë të trajtuara të gjitha çështjet që u referohen pengesave në zbatim nga ana e organit zbatues dhe atyre çështjeve që nuk kanë qenë të mbuluara me dispozita përkatëse ligjore”, tha ministri. /Insajderi.com