Prezantohet raporti i auditimit “Siguria në trafikun rrugor”

Sot mbahet tryeza e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”.

Prezantohet raporti i auditimit “Siguria në trafikun rrugor”

Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, shoqëria civile, mediat e organizatat ndërkombëtare.

Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit.

Debati do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Tryeza mbahet në Zyrën Kombëtare e Auditimit prej orës 10:00.