Një person është arrestuar meqë i njëjti dyshohet se është prezantuar si person zyrtar para policisë, njofton Insajderi.
Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës në Prishtinë.
“Pas pranimit të informatës është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një çertifikatë dhe një ID me të cilën i dyshuari më herët ishte prezantuar si person zyrtar”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia. /Insajderi.com