Princi Leka reagon për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Princi Leka reagon për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Princi Leka, ka reaguar sot në lidhje me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Princi Leka, ka shkruar se me trishtim e ka marrë lajmin për dorëheqjen e Haradinajt. Ai e ka cilësuar Haradinajn, si një patriot të vërtetë dhe hero kombëtarë.

“Me admirim dhe me besim të plotë pres që kryeministri Haradinaj, të kthehet shpejt pasi të vendoset drejtësia në Hagë.  Ne jemi krenar për forcën e Kryeministrit tonë dhe ne ndajmë përgjegjësinë për paqe dhe stabilitet pa marrë parasysh pengesat. Të ecim përpara si dy shtete, por të bashkuar si një komb, brenda një Evrope të vetme”, thuhet në mesazhin e Princit Leka./ Insajderi.com