Duka i Edinburgut, Princi Philip, është shtrirë në spital të martën në mbrëmje, transmeton Insajderi.
Siç raporton ‘BBC’, ai është shtrirë në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë.
Kështu thuhet në një njoftim të Pallatit Buckingham në Londër, 99 vjeçari ishte dërguar në spitalin King Edward VII në Londër.
Një burim kishte thënë për BBC se ai kishte shkuar me veturë për në spital pasi e kishte këshilluar mjeku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa pritet të qëndrojë i hospitalizuar për disa ditë. /Insajderi.com