Prindërit e nxënëseve të dyshuar për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq kanë protestuar në Graçanicë për vendimin e gjykatës për të mbajtur në paraburgim të rinjët serbë.
Ata u shprehën të shqetësuar në rast se për fëmijët e tyre caktohet paraburgimi 30 ditor.
“Vëllai im ishte dëshmitar i rrahjes dhe transportoi shokët e plagosur në spital, më vonë ai mori një telefonatë nga policia për t’u raportuar për një intervistë dhe pas dëgjimit, si dëshmitar, ai u ndalua me të rinj të tjerë,” tha vëllai i riu i ndaluar Bojan Živić, raporton Kosovo Online.
Ditë më parë një grup personash sulmuan djalin e politikanit liberal serb, Nenad Rashiq.
Pas asaj rrahje kishte shumë reagime në Prishtinë, në mesin e tyre edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti. /Insajderi.com