
Policia e Kosovës ka identifikuar disa raste keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës në qytete të ndryshme të Kosovës.
Kështu dje pasite në Gjakovë gjatë zbatimit të planit operativ nga Policia duke kërkuar lëmoshë në rrugë pa përkujdesjen e prindërve është takuar fëmija 10 vjeçar i gjinisë mashkullore.
Me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, kurse ndaj të dyshuarës femër e komunitetit RAE është iniciuar procedurë penale dhe e njëjta me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur po dje në Gjakovë. “Gjatë zbatimit të planit operativ nga Policia duke kërkuar lëmoshë në rrugë pa përkujdesjen e prindërve është takuar fëmija 10 vjeçar i gjinisë mashkullore”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa në rr. “Kral Petri” në Mitrovicë dje paradite gjatë zbatimit të planit operativ ‘identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit’, Policia ka identifikuar dy fëmijë femra rome që janë të shtyrë nga prindi i tyre për të kërkuar lëmoshë.
Me këtë rast është arrestuar e dyshuara femër (nëna e fëmijëve) rome, e cila pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër ka ndodhur në rr. “Xhevdet Doda” në Prishtinë dje në mmesditë. “Gjatë zbatimit të planit operativ nga Policia, duke kërkuar lëmoshë së bashku me tre fëmijë është takuar dhe është ndaluar e dyshuara femër rome ndaj të cilës është iniciuar procedurë penale dhe e njëjta me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.