Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli së bashku me kandidatin për Kryeministër, Ramush Haradinaj, kanë vizituar fabrikën “Osa Termosistem” për bashkëbisedim me shumë sipërmarrës dhe biznesmen të këtij qyteti.
Në fillim të fjalës, Veseli bëri të ditur se me këtë aktivitet sapo e filluan fushatën.
“Jemi në këtë vend për një fillim të ri. Për të gjithë ata që punojnë dhe e mbajnë veten nga bizneset. Fillimi i ri nënkupton një Qeveri që guxon të marrë vendime. Një fillim i ri me investime e punësime. Fillim i ri i cili e bënë Kosovën më krenar”, ka deklaruar Veseli.
Veseli më tej tha se si partner të koaliconit PDK-AAK-NISMA, prioritet e kanë tranfsormimin e FSK-së në Ushtri.
“Koalicioni ynë është në të mirën e qytetarëve tanë, Kosovën në Bashkim Evropian, Kosovën që kanë të drejta për liri, ne nuk jemi koalicion i luftës e as i paraluftës. Ne s’do ta ndajmë popullin, pasi jemi bërë bashkë për interesa të qytetarëve tanë”, tha Veseli.