Prishet aeroplani që pritej të nisej nga Gjermania për Prishtinë

Prishet aeroplani që pritej të nisej nga Gjermania për Prishtinë

Fluturimi i paraparë nga Shtutgartit  për në Prishtinë nuk u realizua për shkak të një defekti në aeroplan.

Një udhëtar ka treguar se pasi kishin hyrë në aeroplan dhe piloti ishte përgatitur për fluturim duke u nisur nga pista, u lajmërua që të ndalej.

Kjo pasi udhëtarët kanë vërejtur se kerosina po derdhej nga aeroplani.

Pasi është vërejtur ky problem, piloti ka  ka ndaluar dhe udhëtarët kanë dalur nga aerpoplani.

L.S ka thënë se kanë lajmëruar agjencionet ku i kanë blerë biletat dhe u kanë treguar për rastin.

“Ne i kemi thirrur agjencionet ku na janë shitë biletat dhe i kemi treguar për rastin. Tash jemi duke pritur dhe kemi zbritur nga aeroplani. E tërë kerosina është derdhur dhe mezi që e ka ndalur piloti, ishim gati duke udhëtuar te pista e startimit”, ka thënë ai.

Siç shihet edhe në këto pamje, aeroplani posa ka filluar nisjen, është ndalur për të rregulluar problemin, Indeksonine.

Ekipet përkatëse të aeroportit kanë dalë tek aeroplani dhe po shikojnë problemin e paraqitur.

 

Ndodhë në Prishtinë, prishet aeroplani në pistë duke u ngritur

Gepostet von Inspirimi am Mittwoch, 24. Juli 2019