Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje sot (e premte) do t’i japin fund marrëveshjes për bashkëqeverisje në Komunën e Vushtrrisë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, ndërsa zyrtarisht prishja e koalicionit do të bëhet përmes një konferece për medie.
Konferenca e jashtëzakonshme për medie e kryetarit Tahiri është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për medie, ku kryetari i Komunës Xhafer Tahiri flet për zhvillimet e fundit politike në Komunën e Vushtrrisë. Konferenca mbahet sot e premten me 29 janar 2021 prej orës 11:00 në Ndërtesën e Komunës”, thuhet në njoftimin e komunës./Insajderi.com