Prishtina edhe sot në krye të listës, 82 raste të reja me Coronavirus sot vetëm në kryeqytet

Prishtina edhe sot në krye të listës, 82 raste të reja me Coronavirus sot vetëm në kryeqytet

Ndër 226 rastet e reja pozitive me Covid-19 të shënuara brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë, vetëm në Prishtinë janë regjistruar 82 raste, njofton Insajderi.

Ashtu sikurse çdo ditë tjetër, edhe sot komuna e Prishtinës ka prirë me më së shumti raste të reja me Coronavirus në tërë territorin e Kosovës, duke u pasuar nga Podujeva e Fushë Kosova.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e përditshëm të tyre.

Më tej u njoftua se përveç këtyre të infektuarve, 15 persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë kësaj sëmundje, kurse 115 pacientë të tjerë janë shëruar.

“Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë”, njofton tutje ky institute. /Insajderi.com/