
Njëra nga aksionaret e “Big Market” ka reaguar lidhur me kritikat e gazetarëve që ia janë bërë për shpërndarjen e fletushkave që bëhen në hyrje të ndërtesave. Derisa ato janë ndaluar me ligj në Kosovë, në Shqipëri është ende duke u bërë debat rreth tyre.
Dy ditë më parë gazetarja Rudina Xhunga nuk i ka kursyer kritikat ndaj “Big Market-it”. Xhunga kritikoi jo vetëm marketin në fjalë, por edhe pronarin e tij, Vullnet Sinajn, që sipas saj, nuk ka respekt për rregullat. Ajo theksoi se me fletushkat që shpërndan biznesi po bëhen pis hyrjet e pallatit.
Menjëherë ka ardhur edhe një reagim i nga aksioneres së”Big Market”,
Elona Ndrecajt, njëria nga aksionaret e “Big Market” është shprehur ndaj gazetares se nuk duhet të hedh baltë mbi këtë kompani dhe të dezinformojë publikun. Ajo i ka theksuar gazetares se vendi ka shumë probleme më të rëndësishme se këto, dhe është shprehur e gatshme që në vend të intimidohet biznesi, mund të shkojë vetë të pastrojë shkallën e pallatit të Xhungës.
“Si gazetare e nderuar qe jeni, dhe ju garantoj qe ju marrim shembull për personalitetin dhe formimin tuaj, nuk ju lejohet te përdorni këtë lloj mënyre te shkruarit ku dashje pashje po hidhni balte mbi punën dhe djersen e tjetrit. Kjo është një forme marketingu e ligjshme qe përdoret nga çdo kompani. Çuditem me faktin se si ju paska rene ne sy vetëm fletushkat e Big Market, por njëkohësisht me vjen mire qe i paskeni lexuar ato fletushka. Ju lutem , zonje e nderuar, pa dashur te ju ofendoj, Shqipëria ka mjaft probleme mbi te cilat mund te ngrini statuse dhe kritika. Nëse shqetësimi juaj vlen kaq, sa te hidhni balte, duke bere automatikisht denigrimin e emrit te nje biznesi, jam e gatshme te vije unë personalisht te ju pastroj hyrjen e pallatit.”, shprehet ajo ndaj gazetares.
Reagimi i plotë:
Zonje e nderuar! Big Market eshte nje kompani me shume aksionere. Ndaj, nese nuk jeni e mireinformuar mbi kete fakt, nuk ju lejohet te desinformoni opinionin publik dhe te intimidoni persona publik qe skane lidhje me nje veprim caktuar, te kryer brenda cdo lloj rregulli. Si gazetare e nderuar qe jeni, dhe ju garantoj qe ju marrim shembull per personalitetin dhe formimin tuaj, nuk ju lejohet te perdorni kete lloj menyre te shkruarit ku dashje pashje po hidhni balte mbi punen dhe djersen e tjetrit. Kjo eshte nje forme marketingu e ligjshme qe perdoret nga cdo kompani. Cuditem me faktin se si ju paska rene ne sy vetem fletushkat e Big Market, por njekohesisht me vjen mire qe i paskeni lexuar ato fletushka. Ju lutem , zonje e nderuar, pa dashur te ju ofendoj, Shqiperia ka mjaft probleme mbi te cilat mund te ngrini statuse dhe kritika. Nese shqetesimi juaj vlen kaq, sa te hidhni balte, duke bere automatikisht denigrimin e emrit te nje bisnesi, jam e gatshme te vije une personalisht te ju pastroj hyrjen e pallatit. Demin me te madh po e beni ju me kete status, jo Big Market me fletushkat e veta qe ju dergon klienteve. Ashtu sic pallati juaj ka Llazin qe e pastron , e lyen dhe kujdeset per te, ashtu dhe Big Market ka shume Llaz-ë , qe kujdesen nga mengjesi deri ne darke, per t’iu sherbyer mijera kliente-ve, ne te gjithe Shqiperine, dhe ju garantoj qe nuk lejojne qe ti demtojne imazhin dhe vleren qe ka. Ju pershendes e nderuar .