Prishtina i prin listës së vendeve me më së shumti të infektuar brenda 24 orëve të fundit

Prishtina i prin listës së vendeve me më së shumti të infektuar brenda 24 orëve të fundit

Edhe 220 raste të reja me Coronavirus u shënuar sot në Kosovë, prej të cilëve më së shumti u regjistruan në Prishtinë.

Si pothuajse çdo ditë tjetër, edhe brenda 24 orëve të fundit Prishtina ka shënuar edhe 81 persona të infektuar, duke prirë kështu në listën e vendeve me rastet pozitive.

Pas Prishtinës, numri më i madh është shënuar në Pejë, me gjithsej 23 të infektuar, pasuar nga Ferizaj me 13 e Podujeva me 12 raste.

“Komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast”, bëhet e ditur në njoftimin e  IKSHPK’së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth gjendjes me COVID-19 në Kosovë, ku ka njoftuar se sot janë regjistruar tetë raste të vdekjes dhe 121 të shëruar. /Insajderi.com/