Kryeqyteti i Kosovës po renditet ndër vendet e para në botë me ajrin më të ndotur, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga “Air Visual”, Prishtina edhe këtë dimër vazhdon ta ketë ajrin e ndotur, duke u renditur e shtata në botë nga qytetet e mëdha për ajër të ndotur.
Ndotja e ajrit cilësohet me vlerën 170 US AQI që është i pashëndetshëm.
Ndërkaq, matjet e djeshme të “Air Visual”, Prishtina rënditej në vendin e tretë, në listën e vendeve me ajrin më të ndotur. /Insajderi.com