Prishtina ndër 10 vendet e para me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina ndër 10 vendet e para me ajrin më të ndotur në botë

Kryeqyteti i Kosovës po renditet ndër vendet e para në botë me ajrin më të ndotur, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga “Air Visual”, Prishtina edhe këtë dimër vazhdon ta ketë ajrin e ndotur, duke u renditur e shtata në botë nga qytetet e mëdha për ajër të ndotur.

Ndotja e ajrit cilësohet me vlerën 170 US AQI që është i pashëndetshëm.

Ndërkaq, matjet e djeshme të “Air Visual”, Prishtina rënditej në vendin e tretë, në listën e vendeve me ajrin më të ndotur. /Insajderi.com