Prishtina nuk e vazhdon shënimin e Ditës së Marihuanës

Prishtina nuk e vazhdon shënimin e Ditës së Marihuanës

Sot një vit, tema kryesore e ditës kishte qenë shënimi i Ditës së Marihuanës, që në të gjithë botën festohet me 20 prill dhe njihet si “4/20”.

Hyrja tek parku i Gërmisë ka qenë e stërmbushur me polic të njësisë speciale  që kontrollonin çdo person të hynte në park, ndërsa forca të policisë ka pasur në të gjithë kryeqytetin.

Kishin arrestuar disa persona dhe kishin kapur 8 gram marihuanë, raporton Insajderi.

Arsyeja ishte organizimi jo zyrtar i Ditës së Marihuanës nga një iniciativë e disa aktivistëve që kërkonin dekrimanalizimin e përdoruesve të marihuanës dhe hapjen e debatit për legalizim të marihuanës.

Përmes faqes “Prishtina Calling” në Facebook, ishte organizuar eventi “Share/Love – 4/20 Prishtina” në të cilin mbi 4 mijë përdorues të Facebook-ut kishin konfirmuar pjesëmarrjen por shumë prek tyre kishin shkuar në Gërmi, raporton Insajderi.

Por kishte pasur njerëz që kishin ardhur nga Shqipëria. Mediat në Kosovë, atë kohë raportuan në forma të ndryshme mbi këtë ngjarje duke vënë në pah edhe drejtimin e shumë prej tyre që e trajtojnë në mënyrë konservative temën e marihuanës.

Kjo kishte bërë që ngjarja të cilësohej si një “aksion për pirje masovike të marihuanës” por që vet Policia nuk kishte gjetur asnjë përdorues tek pinte marihuanë gjatë shënimit të Ditës me 20 prill 2015 në orën 16:20 kur edhe simbolikisht nisë pirja e marihuanës.

Ky event megjithatë ka lënë edhe shenja nëpër kryeqytet ku përmes grafiteve më ngjyrë të gjelbërt janë të vizituara “zemrat” dhe numrat 4/20.

Gjithashtu është krijuar edhe një faqe në Facebook dedikuar ekskluzivisht marihuanës “4/20 Prishtina”., por në faqen e tyre nuk ka pasur ndonjë postim e as ndonjë event.

Sipas organizatorëve të vitit të kaluar, “Prishtina ka kohë që po e mbanë të ngulfatur debatin publik për marihuanën. E në ndërkohë marihuana është një nga temat e përditshme në Prishtinë dhe Kosovë”.

“Shteti në anën tjetër, përdoruesit e marihuanës i trajton si kriminel, dhe nuk ka arritur kurrë të bëjë dallimin mes shitësve dhe përdoruesve të marihuanës. As nuk ka arritur që të hap debat mbi cilësitë e marihuanës, që tashmë janë vërtetuar edhe me shkencë. Madje alkooli që është legal, është vërtetuar të jetë më i dëmshëm sesa marihuana. Me këtë tubim duam të ngrisim zërin kundër trajtimit kriminal që i bëhet përdoruesve të marihuanës. Dhe të tregojmë se marihuana për dallim prej alkoolit e shumë gjërave të tjera legale, është diçka që nuk i bënë askujt dëm”, thuhej në arsyetimin e vitit të kaluar./Insajderi.com