Ndër vendet me më së shumti të infektuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, sikurse çdo ditë tjetër prinë Prishtina, e pasuar nga komuna e Pejës dhe ajo e Gjilanit, njofton Insajderi.
Me 25 raste nga gjithsej 111 rastet e reja, Prishtina edhe sot është në krye të listës së komunave me më së shumti të infektuar, ndërsa pas saj është Peja me 13 raste dhe Gjilanit me 10.
“Komuna e Gjakovës dhe Mitrovicës më 7 raste, Komuna e Vushtrrisë më 6 raste, Komuna e Ferizajt më 5 raste. Kurse, Komuna e Drenasit, Obiliqit dhe Podujevës më 4 raste, ndjekur nga Komuna e Fushë Kosovës, Klinës, Rahovecit dhe Skenderajt më 3 raste. Me nga dy raste janë Komuna e Deçanit, Malishevës, Prizrenit dhe Vitisë. Me nga 1 rast janë komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Po ashtu, përgjatë kësaj kohe janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8 mijë e 505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 476, përcjell Telegrafi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 10 pacientë, duke çuar në 467 numrin e viktimave. /Insajderi.com