Prishtina pjesë e hulumtimit me 26 kryeqytete të tjera evropiane

Prishtina pjesë e hulumtimit me 26 kryeqytete të tjera evropiane

Instituti Demokratik i Kosovës përmes një konference për media sot do të shpalosë të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina.

Projekti “Qasja në informacione në kryeqytetet evropiane” është udhëhequr nga Transparency International Sllovakia, dhe rezultatet do të shpërfaqen sot.

Konferenca mbahet prej orës 12:00 në sallën e konferencave të KDI në kryeqytet.