
Xhavit Drenori ish-kandidat për kryetar të Drenasit, tash asamblist në kuvendin komunal të kësaj komune ka kritikuar punën e kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovcit. Ai ka akuzuar Lladrovcin se i ka krijuar mundësi klubit futbollistik Prishtina të bëjë biznes në stadiumin e Drenasit.
Drenori ka thënë se krejt kjo ka ardhur për shkak të inatit që sipas Drenorit po ndodhin për shkak se Feronikeli nuk ka aktivizuar djalin e Lladrovcit.
“Kryetar, Ju në mënyrë arbitrare i krijuat mundësi KF Prishtina të bëj biznes në stadiumin e Drenasit. Këtë e bëtë për pikën e inatit ndaj udhëheqësve të KF Feronikeli (u pata njoftu indirekt se ishte arsyeja e mos aktivizimit të djalit të Juaj në ekipe)”.
“Nuk u ngopet me kaq, kërkuat të shkarkohen udhëheqësit e KF Feronikeli për gjoja mos suksese. Në fakt nëse në Drenas qytetarët kanë për çfarë të krenohen këto vitet e fundit, janë pikërisht rezultatet fantastike të KF Feronikeli”.
Drenori më në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Lladrovci do të duhej të kërkonte falje për kërkesën e tij të që udhëheqësit e Feronikelit të japin dorëheqje.
“Por jo, Ju po veproni kokë në vete duke gllabëruar gjithçka në Drenas. (Nuk është për çudi: së fundi Adem Grabovci po ju viziton shpesh). Kryetar, Drenasi nuk është ai i pas luftës. Nuk duron sjellje diktatorjale (duke u thirrur në luftë)”.
“Në vend që të kërkoni falje për kërkesën e pa pranueshme për dorëheqje që kërkove nga udhëheqësit e KF Feronikeli, e me këtë duke rrezikur seriozisht sanksionimin nga UEFA e FIFA, po provoni të involvoni edhe opozitën e Drenasit në autoritarizmin e Juaj. Jo Kryetar, faleminderit! Veprimet e Juaja autoritare nuk i fsheh dot pas opozitës”, ka përfunduar Drenori./Insajderi.com