“Prishtina prinë me numrin e të infektuarve, por mos harroni se edhe testime bëhen më shumë në Prishtinë”

“Prishtina prinë me numrin e të infektuarve, por mos harroni se edhe testime bëhen më shumë në Prishtinë”

Drejtori i Drejtorisë se Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka folur për gjendjen në të cilën është kryeqyteti, pas numrit të madh të të infektuarave, duke thënë se numri i madh i rasteve, lidhet me numrin e madh të të testuarve në këtë komunë.

“Shifrat janë rritur javët e fundit në nivel vendi – jo vetëm në kryeqytet. Por, gjatë gjithë kohës e kemi parë se Prishtina ka prirë me numrin më të madh. Ta keni parasysh se në Prishtinë numri i testeve të kryera është gjithmonë më i madh në krahasim me qytetet tjera”, tha Gashi në televizionin Klan Kosova, transmeton Insajderi.

Ai, ka thënë se ata kanë qenë në pritje të një skenari të tillë, pas hapjes së shkollave.

“Rritjen e numrit të rasteve me coronavirus e kemi pritur me hapjen e shkollave. Ju po e shihni se shumë vende në Evropë janë në mbyllje totale. Praktikisht nga ajo që na ka përcjellë nga marsi ose prilli – Evropa është 2-3 javë para nesh. Pritet një rritje më e madhe e rasteve pas 2-3 javësh”, shtoi ai./Insajderi.com.