Në fund të nëntorit fillon implementimi i projektit për vëzhgimin e trafikut dhe shqiptimin e gjobave në mënyrë automatike
Disa kamera i ka vendosur Komuna e Prishtinës në Sheshin Zahir Pajaziti, me arsye që të monitorojë pjesët më të frekuentuara të kryeqytetit.
Mirëpo, të tilla nuk ka edhe në trafik, në mënyrë që të monitorohet edhe lëvizja e veturave.
E si shkak i mungesës së tyre Njesiti i Trafikut në Policinë e Kosovës po has në telashe, raporton T7.
E edhe ato që janë duket se nuk e kanë kanë ndihmuar edhe shumë Komunën e Prishtinës.
Këtë e pohon edhe nënkryetari i saj, Muhedin Nushi.
E për të evituar këtë, Nushi thotë se në fund të nëntorit kryeqyteti do të vëzhgohet nga kamerat që do të vendosen në udhëkryqet dhe rrugët kryesore të Prishtinës.
Ky projekt mijëra eurosh, sipas nënkryetarit të Prishtinës, do të ndikojë në uljen e aksidenteve në trafik si dhe në shqiptimin e gjobave në mënyrë automatike.
Mirëpo, se a ka kapacitet kryeqyteti për të kryer një punë të tillë, tregon shefi i emergjencave të komunës, Fatmir Billalli.
Këtë projekt që do të bëhet në bashkëpunim me Policinë e Trafikut, për vëzhgimin e kryeqytetit me kamera statike dhe lëvizëse, Komuna e Prishtinës e ka paraqitur në korrik të këtij viti.
Implementimi i tij pritet të fillojnë në muajin nëntor dhe të kompletohet në fillim të janarit të 2019.