Disa zona të Prishtinës është njoftuar se sot do të mbesin pa ujë . Kjo për arsye se do të ketë intervenim në një gyp uji njofton Ujësjellësi Rajonal.
![Prishtina sot pa ujë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/04/prishtina_Moment-780x439-1-730x440.jpg)
Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, e diel, disa zona të Prishtinës përkohësisht do të mbesin pa furnizim me ujë, për shkak se do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës, njofton Insajderi.
Ujësjellësi thotë se, intervenimi në vazhdimin e riparimit të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit.
Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:
Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin: Graçanica, Prishtina në këto zona (Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.
Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin: Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia./Inasjderi.com