Prishtina themelon Asociacionin e drejtorëve të shkollave

Prishtina themelon Asociacionin e drejtorëve të shkollave

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka themeluar sot “Asociacionin e Drejtorëve të Shkollave të Komunës së Prishtinës”, njofton Insajderi

Komuna njofton se ky asociacion është krijuar për t’ju përgjigjur profesionalisht zhvillimeve reformuese që janë duke ndodhur në sistemin e arsimit parauniversitar ku rol kyç ky mekanizëm do ta ketë sigurimin e cilësisë në shkolla, konkretisht ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të drejtuesve të institucioneve arsimore në: udhëheqje, menaxhim, administrim dhe monitorim dhe mbështetje të proceseve edukativo-arsimore.

Në njoftimin e komunës thuhet se “përkundër sfidave është e vendosur dhe e përkushtuar që nivelin e udhëheqjes dhe menaxhimit në institucionet edukativo-arsimore të ngrit në nivelin dhe standardin e kërkuar”./Insajderi.com