Prishtina vatra e coronavirusit në Kosovë

Prishtina është shumë e prekur nga virusi COVID-19, sot janë regjistuar edhe 48 raste të reja.

Prishtina vatra e coronavirusit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 118 raste të reja me coronavirus.

Ajo që karakterizohet është fakti se tash e disa javë Komuna e Prishtinës po vazhdon të jetë ‘vatra e coronavirusit’, edhe në 24 orëshin e fundit janë raportuar 48 raste pozitiv me COVID-19 nga kryeqyteti.

Komunat tjera janë larg më mirë sesa Prishtina, Ferizaj ka 11 raste pozitiv ndërsa 9 raste janë regjistruar në Fushë Kosovë  e7 raste   në Drenas që në fillim të pandemisë nuk ishte prekur nga COVID-19

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com/