Prishtina vatra më e rrezikuar nga COVID-19, statistikat e sotme nëpër komuna

Prishtina vazhdon të jetë vatra më e rrezikuar nga COVID-19 në Kosovë.

Prishtina vatra më e rrezikuar nga COVID-19, statistikat e sotme nëpër komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 87 raste të reja pozitiv me coronavirus.

Kjo është një ditë tjetër në të cilën vendi ynë përballet me raste të shumta të të infektuarëve.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, Prishtina vazhdon të jetë bindshëm zona më e prekur nga virusi COVID-19, pasi nga totali i 87 rasteve, 33 janë në kryqytet

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar rikthim të masave izoluese nëse nuk shtohet kujdesi. /Insajderi.com/