Prishtina vazhdon të mbetet vatra e coronavirusit në Kosovë

Në Prishtinë janë raportuar 47 raste të reja me coronavirus.

Prishtina vazhdon të mbetet vatra e coronavirusit në Kosovë

Komuna e Prishtinës mbetet vatra e cornavirusit pasi sot janë raportuar 47 raste të reja me COVID-19, vetëm një rast më pak krahasuar me raportimet e së dielës

142 raste me coronavirus janë regjistruar në Kosovë, ka raportuar të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Pas Prishtinës, komunat tjera kanë raste më pak sesa Prishtina, në një diferencë të konsiderueshme – për Gjilanin raportohen 13 raste, ndërsa për Mitrovicën 12 të infektuar me COVID-19.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/