Prishtinasi me marihuanë në ballkon

Prishtinasi me marihuanë në ballkon

Një person është arrestuar në rrugën “Arberia“, në Prishtinë, pasi në ballkonin e banesës së tij janë gjetur dhe konfiskuar 9 pako me substance te dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë 11 kg e 376.3 gram.

Sipas policisë, pas një pune operative zhvilluar nga polica, është kontrolluar një shtëpi dhe një dhe lokal i  të dyshuarit.

“Në  ballkonin e banesës së personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 9 pako me substance te dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë’, në peshë 11 kg e 376.3 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë”, thuhet në raportin e policisë.