Prishtinasi rrah gruan – shtetase e Shqipërisë

Prishtinasi rrah gruan – shtetase e Shqipërisë

Një prishtinas ka sulmuar fizikisht gruan e tij shtetase e Shqipërisë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta Insajderi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com