Dje gjatë ditës janë arrestuar dy të dyshuar të cilët kishin sulmuar fizikisht të dashurat e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.
Rasti i parë kishte ndodhur në Bardhosh të Prishtinës, ku i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër K/shqiptare me të cilën ishte duke bashkëjetuar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë, ku i dyshuari mashkull K/Shqiptar, po ashtu pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar të dashurën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër K/shqiptare, me të cilën ishte duke bashkëjetuar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./ Insajderi.com