Prishtinë: Aksident trafiku te Pallati i Drejtësisë – Lëndohen gjashtë persona

Prishtinë: Aksident trafiku te Pallati i Drejtësisë – Lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 06:55 pranë Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se në këtë aksident ishin të përfshirë tri vetura.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ndërsa rasti po hetohet.

“Rr. Pallati i Drejtësisë, Hajvali. (NN)05.12.2020-06:55. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar  gjashtë persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com