Prishtinë, arrestohen dy gra për prostitucion

Prishtinë, arrestohen dy gra për prostitucion

Dy gra janë arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin për prostitucion, njofton Insajderi,

Policia njofton se të dyshuarat janë arrestuar në fshatin Çagllavicë, rreth orës 21:50.

“Janë arrestuar dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën e lartcekur, si prova materiale janë konfiskuar dy telefona mobil dhe 300 euro para të gatshme”, thuhet në raportin 14 orësh të policisë.

Me konsultim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com