Prishtinë: Arrestohet pasi dhunoi dy të mitura

Prishtinë: Arrestohet pasi dhunoi dy të mitura

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që dyshohet se kishte dhunuar seksualisht dy të mitura, njofton Insajderi.

Nga Policia e Kosovës, kanë njoftuar se sulmi seksual ndaj dy të miturave kishe ndodhur në mbrëmjen e katër gushtit.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, dy të miturat janë dërguar në ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet të kryer marrëdhënie seksuale me dy viktimat e mitura femra kosovare. dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat do të dërgohen në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.