Prishtinë: Djali i dehur sulmon fizikisht prindërit e tij

Prishtinë: Djali i dehur sulmon fizikisht prindërit e tij

Një person është arrestuar në Prishtinë të mërkurën, pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar prindërit e tij, njofton Insajderi.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e të dyshuarit.

Siç njofton policia, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit ka sulmuar prindërit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Insajderi.com