Prishtinë: Djali rrah babain e tij

Prishtinë: Djali rrah babain e tij

Një person është arrestuar të martën në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babain e tij, njofton Insajderi.

Siç njofton policia, i dyshuari në momentin e incidentit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Prishtinë 02.02.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com