Dy persona të një familje në Prishtinë janë rrahur mes vete në natën e Vitit të Ri, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se ky sulm fizik ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 31.12.2020 – 00:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, janë rrahur mes veti. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com