Prishtinë: Dy vetura përfshihen në aksident, katër persona lëndohen

Aksident në Prishtinë, katër persona të lënduar.

Prishtinë: Dy vetura përfshihen në aksident, katër persona lëndohen

Në Prishtinë ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësur lëndime trupore.

Dy femra dhe dy meshkuj kanë pasur lëndime sipas raportit ditor të policisë, tre prej tyre janë liruar pas marrjes së tretmanit mjekësor.

“Ndërsa një nga të aksidentalizuarit është hospitalizuar në QKUK pasi gjendja e saj është e rëndë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë. /Insajderi/