
Dyshohet për një rrëmbim të ketë ndodhur në Prishtinë, të premten, njofton Insajderi.
Një femër e kishte thirrur në telefon të dashurin e saj, duke i thënë se është rrëmbyer.
Policia menjëherë e ka lokalizuar vendin duke e arrestuar të dyshuarin.
I dyshuari në stacionin e Policisë ka thënë se nuk e kishte marrë me dhunë personin i cili është ankuar për rrëmbim.
Përkundër kësaj atij iu caktua masa e ndalimit policor për katërdhjetëetetë orësh . /Insajderi.com