Prishtinë: Grabitje e armatosur – dy persona plaçkitin ‘ Western Union-in’

Prishtinë: Grabitje e armatosur – dy persona plaçkitin ‘ Western Union-in’

Dy persona dyshohet se kanë grabitur një filial të institucioni financiar “Western Union” në rrugën ‘Eqrem Çabej”, në Prishtinë, njofton Insajderi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 18:30.

Rastin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila thotë se këtë grabitje të dyshuarit e kanë bërë nën kërcënimin e armës, ndërsa kanë arritur të grabisin një vlerë të caktuar parash.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com