Një grua u ndalua nga policia sepse nuk po mbante maskë, ashtu siç kërkohet tashmë me ligj, për të parandaluar infektimin me COVID-19.
Ajo, pas ndalimit, përveç mos respektimit të masave, ka sulmuar edhe një zyrtar policor, prandaj forcat e rendit e kanë arrestuar.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:00 në Prishtinë, njofton Insajderi.
Policia njofton se megjithatë, më vonë ajo, me urdhër të prokurorit pas intervistimit, është liruar./Insajderi.com