Prishtinë: Gruaja sulmon fizikisht burrin e saj

Prishtinë: Gruaja sulmon fizikisht burrin e saj

Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të martën në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, një person ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

“Prishtinë 05.01.2021-01:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar./Insajderi.com