Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, pasi dyshohet se nga pakujdesia i kishte shkrepur pushka ajrore duke qëlluar një familjar të tij në kokë.
Sipas Policisë së Kosovës, me këtë veprim ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com