Prishtinë: Ia shkrepi pushkën në kokë familjarit aksidentalisht, arrestohet

Prishtinë: Ia shkrepi pushkën në kokë familjarit aksidentalisht, arrestohet

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, pasi dyshohet se nga pakujdesia i kishte shkrepur pushka ajrore duke qëlluar një familjar të tij në kokë.

Sipas Policisë së Kosovës, me këtë veprim ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com