Prishtinë: Katër të lënduar nga një aksident trafiku

Prishtinë: Katër të lënduar nga një aksident trafiku

Katër persona janë lënduar nga një aksident trafiku, që ka ndodhur rreth orës 22:00 në rreth-rrotullimin Prishtinë-Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 22:00 në rreth-rrotullimin Prishtinë-  Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident i komunakcionit rrugo në mes të dy automjeteve në lëvizje.Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com