Prishtinë: Lëndohen 3 persona, aksidentohen 5 vetura

Prishtinë: Lëndohen 3 persona, aksidentohen 5 vetura

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar pasditen e së premtes në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të pesë automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./Insajderi.com