
Në Prishtinë është organizuar marsh për Palestinën, raporton Insajderi.
Këtë e organizoi Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
“Liri për Palestinën” e “Ferri është në Gaza”, ishin disa nga motot e këtij marshimi.
Në Gaza tash e disa ditë është duke u zhvilluar një konflikt në mes të ushtrisë izralite e civilëve palestinezë.
Po aty është përfshirë edhe Lëvizja Hamas.
Për ngjarjet e fundit janë organizuar protesta në Lindje e Perëndim që kërkojnë nga Izraeli t’i ndalë sulmet mbi zonat e banuara palestineze. /Insajderi.com